Legjenda e futbollit maqedonas synon ta kualifikojë vendin e tij në Kampionatin Evropian 2020. Goran Pandev i ka idetë e qarta, shkruan Gazeta Express, pwrcjell gazeta KOHA. Legjenda e futbollit maqedonas i ka dy dëshira para se të pensionohet. Fillimisht, ai synon ta ndihmojë Genoan të shpëtojë dhe të mbetet në Serie A.
Ndërsa, dëshira e tij e dytë është që me Maqedoninë e Veriut të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020.
Por, për ta arritur këtë, maqedonasit duhet ta mposhtin fillimisht Kosovën, me të cilën do të përballen në gjysmëfinale të barazhit në Ligën e Kombeve.
“Me Kombëtaren na pret ndeshja e barazhit me Kosovën. Shpresoj ta mbyll karrierën time duke shkuar në Evropian me skuadrën e vendit tim”, ka thënë veterani i sulmit për mediat italiane.
Kosova nga ana tjetër e ka të njëjtin synim: ta mposht Maqedoninë dhe të shkojë në finale të barazhit, për ta fituar krejt Grupin D të Ligës së Kombeve, i cili qon direkt në Evropianin e ardhshëm.
Kosova do të përballet me Maqedoninë si mysafire në vitin 2020.