Fisnik NUHIU
Amsterdam, 20 qershor – Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Holandës në kampionatin Evropian 2020.
Përfaqësuesja e Holandës ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë për Maqedoninë që në përballjen e fundit të merr rezultat pozitiv.
Kapiteni i Maqedonisë së Veriut Goran Pandev, ka theksuar së në takimin ndaj Holandës do të futen në fushë për të dhënë maksimumin që për të mbyllur këtë garë në mënyrën sa më të mirë. Me këtë rast Pandev, do të mbyll edhe karrierën e tij te reprezentacioni i Maqedonisë.
“Nesër do të jetë ndeshja ime e fundit me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë. Shumë herë e kam cekur se kjo gjeneratë është me e mira që ndonjëherë kemi pasur, pasi kjo gjeneratë ka bërë suksesin më të madh në historikun e futbollit tonë dhe konsiderojë se është moment i vërtetë që të përshëndetem nga fanella e kombëtares.
Këtyrë djelmoshave ju dëshiroj shumë sukses, besoj në cilësitë e tyre dhe jam i sigurtë se do të nga gëzojnë edhe në të ardhmen. Mund të them se lamtumira më e mira nga fanella e Maqedonisë është pikërishtë ndaj një ekipi si Holanda në një kampionatin Evropian”, deklaroi Goran Pandev.
Ndeshja mes Holandës dhe Maqedonisë së Veriut zhvillohet nesër me fillim prej ora 18:00 në “Johan Krojf Arena” në Amsterdam.