Në pjesën dërmuese dasmat në Dibër realizohen gjatë stinës së verës , të cilat janë në numër të madh e siç janë martesat, fejesat , synetimet…, ceremoni të cilët nuk realizohen pa bakllava dhe sheqerpare. Por nuk mungonin porosit e bakllavave dhe sheqerpareve edhe për darka shtëpie, ditëlindje apo ceremoni të tjera
Vjollca SADIKU
Dibër, 3 qershor – Në Komunën e Dibrës, sidomos viteve të fundit, lulëzoi edhe biznesi i shumë grave që bënin me porosi bakllava dhe sheqerpare për ceremonitë e dibranëve. Mirëpo situata aktuale me pandeminë, ndikoi shumë edhe tek këta gra të vyeshme dibrane, të cilat ishin të angazhuar sidomos gjatë stinë së verës, duke filluar nga maturat, dasmat, lindjet, por edhe me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje. Mbi dhjetë gra dibrane realizojnë aktivitet të ndryshme me porosi siç janë bakllavat, sheqerparet, petullat, kabuni dhe specialitet të tjera me porosi. Ata disa vitet me rrallë pranojnë porosia të shumta dhe thuajse për të gjithë ka punë nga porositë që i bënin ngaqë kërkesat nga ana e dibranëve ishin të mëdha.
Duke filluar nga muaji maj, kur maturantët dibran ishin drejt përfundimit të shkollimit të mesëm, gratë kishin për çdo ditë porosia sidomos për bakllava dhe sheqerpare që organizonin familjarët për fëmijët e tyre me rastin e përfundimit të shkollimit të mesëm që është një traditë shumë vjeçare në Komunën e Dibrës për këto kremtime. Siç dihet, në pjesën dërmuese dasmat në Dibër realizohen gjatë stinës së verës , të cilat janë në numër të madh e siç janë martesat, fejesat , synetimet…, ceremoni të cilët nuk realizohen pa bakllava dhe sheqerpare. Por nuk mungonin porosit e bakllavave dhe sheqerpareve edhe për darka shtëpie, ditëlindje apo ceremoni të tjera. Ndërsa për lindje të fëmijëve, porositë e shpeshta kanë qenë petullat tradicionale që porosisnin thuajse pjesa dërmuese e dibranëve, por edhe për vdekje gjithashtu porositnin petulla.
Në bisedën që patëm me Semien, e cila është një nga ata gratë, e cila disa vite me radhë merret me këtë aktivitet dhe siguron të ardhura të kënaqshme, thotë se sivjet s’ka patur punë aspak pasi nga situata me epideminë – deri tani nuk janë mbajt asnjë ceremoni. “Sivjet, as në Ramazan që vitet e tjera kishim punë sa që s’mundnim ti përballonin, e as për Bajram ku kishim porosi të shumta, nuk patëm asnjë porosi nga që askush nuk realizoi iftare me mysafirë as edhe Bajramin siç duhet”, thotë bashkëbiseduesja e jonë Semija. Ajo shton se në muajin maj, kur maturantët ishin para përfundimit, çdo familje që kishte fëmijën e vet maturant, patjetër që bënin porosi bakllava ose sheqerpare. “Por sivjet gjithçka ka ndryshuar me paraqitjen e koronavirusit”, thotë ajo, ndërsa shpreson se muajve në vijim, ‘do lind dielli sërish edhe për ata’.
Të gjitha gratë dibrane që merren me përgatitjet me porosi kanë ngelur pa punë dhe presin me padurim që gjithçka të frymojë normalisht dhe të filloj puna edhe për ato, pasi është një biznes, i cili ka fitimet e veta dhe normalisht – edhe për dibranët tjerë është një zgjidhje e lehtë. Pos ceremonive të ndryshme që realizohen gjatë verës, edhe ardhja e mërgimtarëve dibranë shton dukshëm punën e grave që punojnë me porosi. Ardhja e mërgimtarëve ua shtonte edhe më shumë porositë. Ata, pos që porositnin bakllava, sheqerpare…, në shumë raste porositnin edhe peta, peta me miell misri, llalangia, kifle petulla dhe gatime të tjera. Është një biznes i grave që punojnë nga shtëpia, por që kanë gjetur mundësin të përfitojnë. Nga viti në vit është rrit edhe numri i grave të cilat punojnë me porosi pasi edhe interesimi dhe porositë e dibraneve është i madh.
Edhe për këtë punë duhet mjeshtëri, por ata që realizojnë këtë aktivitet janë të përgatitura mjaft mirë dhe të gjithë dibranët janë të kënaqur nga porosit që realizojnë. Kjo ka ndikuar edhe tek rritja e numrit të porosive të ndryshme, gjë e cila kënaq të dy palët. Kohë më parë, para se të paraqiteshin këto gra, shumë dibran endeshin në Gostivar duke bërë porosi bakllavaje dhe ishte një zgjidhje më e rëndë. Tani këto gra janë të njohura në qytetin tonë dhe janë të gatshme që me një mjeshtri të lartë, të plotësojnë nevojat dhe kërkesat e gjithë dibranëve. Ata janë në pritje për një fillim të mbarë e të shpejt të punës së tyre. (koha.mk)