Pandemia në Kinë, revoltë dhe përleshje në fabrikën më të madhe të Iphone

Një protestë ka shpërthyer në fabrikën më të madhe të Iphone në qytetin Zhengzhou të Kinës. Lidhur me zhvillimet atje, janë publikuar dhe disa pamje filmike në rrjete sociale.

Në to shihen qindra punonjës që marshojnë, me disa prej tyre që konfrontohen me njerëz që kanë veshje anti-bakteriale dhe me policinë. Ata që publikuan pamjet, theksuan se punonjësit janë dhunuar nga forcat e rendit. Kompania Foxconn, që prodhon Iphone për firmën Apple, ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se do të konsultohet me stafin dhe qeverinë lokale për të parandaluar skena të tjera të dhunës.

Protesta nisi nga dyshimet e punonjësve se nuk do të paguheshin gjatë karantinës në bazë të kontratave dhe se do të detyroheshin që dhomën e konviktit do ta ndanin me punonjës të infektuar me Covid-19. kompania amerikane ka reaguar duke thënë se asnjë nga këto informacione nuk janë të vërteta. Disa prej të izoluarve në konvikte akuzojnë Foxconn se nuk i furnizon me ushqime.

Advertisements