Pandemia e koronavirusit në botë nuk dobësohet

60

Londër, 12 korrik – Nga fillimi i pandemisë mbi 12,75 milion njerëz në botë  janë infektuar me koronavirusin, ndërsa 563.869 pacientë kanë vdekur.

Rusia dje ka  regjistruar  edhe 6.615 raste të reja  të personave të infektuar, me çka numri i tërësishëm i pacientëve  u rrit në 727.168. Në 24 orët paraprake, në vend vdiqën edhe 130 pacientë me koronavirus të konfirmuar deri tani gjithsej 11.335.

Ministria e Shëndetësisë në Meksikë, tregoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6.094 të sapoinfektuar me koronavirus dhe 539 raste të vdekjes.

Bangladeshi gjithashtu shënon rritje më të madhe të numrit të rasteve të reja, ku një ditë më parë janë sëmurë edhe 2.666 persona, gjithsej 183.795 nga fillimi i pandemisë.

Pakistani ka numër të ngjashëm të rasteve të reja 2.521, me çka numri i tërësishëm i pacientëve në këtë vend u rrit  në 248.872 nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 72 persona, me çka numri i rasteve të vdekjes arriti 5.119.

Bolivia ka  1.635 më shumë raste të Kovid-19 prej dje,  gjithsej 47.200, si dhe 52  raste të reja të vdekjes nga kjo sëmundje,  përkatësisht 1.754 nga fillimi i pandemisë.

Në Ukrainë, në 24 orët e fundit, virusi është konfirmuar te 678 persona,  ndërsa edhe 11 persona vdiqën nga Kovid-19.  Nga fillimi i pandemisë, në vend  janë regjistruar 53.521 raste të të infektuarve, dhe 1.383 raste të vdekjes, ndërsa 26. 111 pacientë janë shëruar.

Nga fillimi i pandemisë në Indi, koronavirusi është konfirmuar te 850.827 persona, prej të cilëve 469 ditën paraprake. Vendi ka 22.696 raste të vdekjes nga Kovid-19. Për momentin ka 291.817 raste aktive.

Sipas Institutit Robert Koh, numri i rasteve të reja  në Gjermani  në 24 orët e fundit  është rritur për 248 në 198.804. Në periudhën e njëjtë kanë  vdekur tre persona,  dhe numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes arriti 9.063.

Comments are closed.