Ekspertët ekonomik thonë se që tani lipset të mendohet për krijimin e kushteve që nesër më lehtë të kthejmë borxhet e ndryshme, duke krikuat një ambient më të volitshë m për biznesin, që të investojë dhe punojë më lirshëm
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 28 tetor – Pandemia do të rrisë borxhin publik jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në të gjitha ekonomitë e tjera. Kriza shëndetësore në rajon që ka ulur konsumin, dërgesat nga jashtë do të tkurrë ekonominë dhe do të rrisë kërkesat për suport ekonomik dhe finançiar për biznesin dhe qytetarët. Pas huazimit të eurobondit dhe huazimeve të brendshme, pritet që shteti sërish të hyjë në borxh në vitin e ardhsh m për të mbajtur gjallë ekonominë që rrezikohet nga pandemia. Fondi Monetar Ndërkonbëtar thekson rëndësinë e vazhdimit edhe muajt e ardhshëm të përkrahjes ndaj ekonomisë, me masat që do të kenë karakter të përkohshëm, do të jenë mirë të targetuara dhe do të realizohen në mënyrë transparente.
Edhe pakoja e pestë dhe e gjashtë që paralajmërohet nga qeveria do të ketë koston e saj në huamarrjen e re të shtetit. Nga Banka Botërore thonë se sivjet borxhi publik i shtetit do të arrijë 61.6 pë r qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nga atje vlerësojnë se rritja ekonomike do të varet nga goditja e pandemisë , ndërsa presin që stabiliteti politik pas zgjedhjeve parlamentare dhe fillimi i negoçiatave do të përforçojnë reformat dhe besimin e investitoëve, me çka do të përshpejtohet edhe rritja ekonomike. Pritet edhe shtërngim i financave publike në vitet e ardhshme, pas kalimit të rrezikut nga pandemia. “Planet fiskale qeveritare në një periudhë afatmesme tregojnë kthimin në shtigjet e konsolidimit fiskal. Ndërsa programi i reformave që po realizohet po zvogëlon rrezikun për investim me të cilin ballafaqohen partnerët ndërkombëtar në rast se do të investojnë në vend”, thotë Sanja Maxhareviq nga Banka Botërore.
Nga ana tjetër , nuk pritet një mbyllje e tërësishme e ekonomisë, edhe pse muajt dhjetor dhe janar pritet të jenë më të vë shtië në aspektin e pandemisë .
Edhe në rast se kemi një karantin total, tronditja ndaj konsumatorëve dhe bizneseve nuk do të jetë aq e fuqishme si në muajin mars dhe prill, pë r shkak se ato kishin kohë për tu adaptuar dhe mësuar me situatën e re që diktojnë kushtet e pandemisë, thotë ekonomisti tjetër nga Banka Botë rore, Bojan Shimbov. Në ndërkohë, analizat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankë s Botërore tregojnë se tani është më se e nevojshme përkrahja e vendeve të punës në vend të kursimit. Ekspertë t ekonomik në vend pajtohen se tani kryesorja është mbajtja gjallë e ekonomisë për shkak se tërë ekonomitë botërore ballafaqohen me probleme të ngjashme, mirëpo shtojnë se që tani lipset të mendohet pë r krijimin e kushteve që nesër më lehtë të kthejmë borxhet e ndryshme, duke krikuat një ambient më të volitshëm për biznesin, që të investojë dhe punojë më lirshëm.
“Në momente të tilla të krizës patjetër se kemi ngarkesë me borxh të shtetit qoftë nga institucionet e jashtme ndërkombëtare financiare, qoftë nga ato të brendshme, pë r shkak se ekonomia e ka patjetër të jetojë . Pas largimit të virusit do të vijnë ditë mjaft të vështira, kur do të duhet të mendohet edhe për kursime”, thotë për gazetën KOHA, profesori universitetar Seadin Xhaferi. Sipas tij, mbetja pa punë e mbi 30 mijë punëtorëve sjell edhe varfëri më të madhe , andaj që tani duhet të mendohet për hapjen e vendeve të reja të punës në prodhimtari dhe shërbime. “Me rritjen e punësimeve, zgjerimin e kapaciteteve dhe gjenerimin e vlerës së shtuar të atyre sektorëve ekonomik që do të gjejnë tregje të reja, për mallrat për të cilat do të ketë kërkesa , nesër edhe shteti do të arkëton më shumë tatime”, thekson Xhaferi. Sipas tij, nuk duhet lë në anash as realizimin e reformave strukturore që përmirësojnë edhe më tej biznesin e ambientit në shtet. Partitë nuk duhet të mbeten vetëm me atë se çka thuhet dhe premtohet në programin e tyre, për shkak se në se premtimet nuk realizohen , atwherë çdo gjë është e kotë përfundon Xhaferi. (koha.mk)