Pandeli Majko ka njoftuar që nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë.
Ai tregoi se është ndër 10 më të votuarit në çarkun e Tiranë.
Përkundër që është ndër më të votuarit, për shkak të sistemit elektoral nuk do të mund të jetë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.
PS në Tiranë fitoi 18 mandate, kurse numri rendor i Majkos ishte numër 19.
Postimi i plotë i tij:
Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.
Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.
Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!
Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.
Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!
Pandi Tiranë 30 Prill 2021