Pançveski suspendohet, për Vangellovskin shtyhet shkarkimi

Shkup, 17 korrik – Ish gjykatësi i Gjyaktës penaloe Vlladimir Pançevski i akuzuar për kurdisje të lëndëve gjyqësore sot është suspenduar nga Këshilli gjyqësor i RMV-së. Këshilli nuk ka vendosur për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës supreme, Jovo Vangellovski.

Siç thuhet në komunikatën e publikuar në ueb faqen e Këshillit gjyqësor në seancën e sotme është sjell vendim për vërtetimin e pezullimit të funksionit gjykatës të Lenka Sokollovskës, gjykatës në Gjykatën Themelore -Kumanovë për shkak të përmbushjes së kushteve për pension, ndërsa është konstatuar ndërprerje e funksionit gjykatës në Gjykatën Penale- Shkup të Stojanka Stojanovskës nga Shkupi, poashtu për shkak të përmbushjes së kushteve për pension.

Anëtarët e Këshillit gjyqësor kanë sjell vendim Komisioni për vërtetimin e përgjegjësisë të plotësojë Raportin për shkak të vërtetimit të situatës faktike si dhe vendimin e përkohshëm në kryerjen e funksionit gjykatës të një gjykatësi.

Nga Këshilli gjyqësor madje informojnë se në seancë janë miratuar vendime për 32 kërkesa për vlerësim të sërishëm të gjykatësve.