Pançevski në paraburgim në Shutkë është paraqitur vullnetarisht

35

Ish-kryetari i Gjykatës penale Shkup, Vlladimir Pançevski, prej sot në mesditë gjendet në Burgun e Shutkës, konfirmoi drejtori i burgut Esad Rahiq.

Pançevski sot në orën 12:00 vetë është paraqitur në burg. Gjatë pranimit është kontrolluar dhe i është matur temperatura dhe pasi është konfirmuar se nuk ka kurrfarë simptoma të Kovid-19 është pranuar në repartin e paraburgimit.

Policia e Shkupit paraprakisht në tre raste nuk arriti ta gjejë të akuzuarin në adresën e tij, të cilit i është caktuar paraburgim nga Gjykata në Veles.

Pançevski është akuzuar për keqpërdorim të sistemit AKMIS, ndërsa kundër tij, siç kumtoi dje ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, është shpallur urdhër arrest.

Gjykata në Veles të premten i caktoi paraburgim ish-kryetarit të Gjykatës penale Shkup, për shkak të mos pranisë në seancë për lëndën AKMIS. Në seancë nuk ishte i pranishëm as mbrojtësi i tij.

Comments are closed.