Pançevski: Më nxorrën si leckë nga zyra

Shkup, 18 korrik – Ish kryetari i Gjykatës Penale Vladimir Pançevski, në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se ka qenë i larguar si “leckë” nga zyrat e ndërtesës së gjykatës, informon gazeta KOHA.

Pançevski i cili dje u suspendua nga Këshilli gjyqësor, ka shkruar se zyrtarisht nuk ka qenë i njoftuar për asnjë procedurë persekutimi kundër tij.

“Edhe këtë e prita, më larguan si leckë nga zyrat e ndërtesës së gjykatës, polici gjyqësor erdhi për ta mbyllur zyrën, as vendime kam pranuar, as zyrtarisht jam njoftuar, as që jam njoftuar për çfarëdo lloj procedure persekutimi kundër meje, përveç se nga mediat. Kështu funksionon ky sistem kriminal. Kjo është ajo që ndodh duke i “faleminderuar” sistemit që për 24 vite stazh në organet gjyqësore nga të cilat 11 vite stazh në Gjykatën Penale kam shërbyer me ndershmëri, gjykatë kjo me rezultatet të vërtetuara më të mira. Lavdi për Zoran Zaevin dhe Radmilla Shekerinska!”, ka shkruar Pançevski në Facebook, transmeton gazeta KOHA.

Përndryshe, Pançevski është i akuzuar për kurdisjen e lëndëve gjyqësore, ndërsa në seancën e së mërkurës është suspenduar nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut. (koha.mk)