Panajotopulos: Nëse respektohet Marrëveshja e Prespës, mund të kemi në të ardhme më të mirë

Athinë, 17 korrik – Respektimi i marrëveshjes nga të dyja palët, pa lëshime mund të sjellë rezultate pozitive dhe një të ardhme më të mirë, tha ministri i ri grek i Mbrojtjes Nikos Panajotopulos, duke folur në konferencën e “Ekonomist” në panel diskutimin kushtuar Ballkanit dhe Marrëveshjes së Prespës, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, transmeton Koha.mk

“Nuk e kontestoj qëllimin e disave se kjo marrëveshje ishte arritur për një qëllim të mirë që ta përforcojë stabilitetin në rajon, t’i përforcojë themelet gjeopolitike që të mos ekzistojnë kthesa. Mendimi im se kjo marrëveshje të mbijetojë dhe të prodhojë rezultate pozitive do të duhet edhe të dyja palët të përkushtohen në respektimin dhe ruajtjen e kushte thelbësore të marrëveshjes. ky është pozicioni im edhe si jirost. Nëse respektohen pa lëshime të gjitha kushte thelbësore të marrëveshjes, atëherë mund të shkojmë drejt një të ardhme më të mirë”, tha Panajotopulos. (koha.mk)