Athinë, 29 korrik – Nga momenti kur është nënshkruar marrëveshja dhe është ratifikuar në Parlament, krijon sërë detyrimesh ligjore nga të cilat vështirë është të lirohesh, thotë ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panajotopulos në një intervistë për gazetën “Parapolitika”, duke u përgjigjur në pyetjen dedikuar Marrëveshjes së Prespës, transmeton Koha.mk
Ministri grek, i cili njëherit është edhe avokat, sqaron se mënyra e vetme që marrëveshja në një moment të kontestohet është nëse njëra palë në mënyrë esenciale i shkel kushtet dhe shton se përveç kësaj “nuk është diçka që mund të ndryshojë ose të anulohet”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Demokracia e Re dhe kryeministri personalisht tha se do të kontestojë gjithçka për ta përmirësuar këtë marrëveshje – të cilën që nga fillimi e karakterizuam si të keqe dhe të dëmshme për interesat tona kombëtare – për ta përmirësuar në pika të ndryshme, në dobi të vendit. Ajo që edhe unë e thash para disa ditësh dhe është shtrembëruar është se është rekomanduese të krijohet argumentim ligjor, nëse njëra parë – mendoj Shkupi – në mënyrë esenciale i shkel kushtet, kështu që në një moment të caktuar, të mund marrëveshja të kontestohet në atë bazë. Përveç kësaj, realisht, nuk është diçka që mund të ndryshojë ose të anulohet me një ligj dhe me një nen, siç në të kaluarën kemi dëgjuar gënjeshtra për punë të tjera”, thotë Panajotopulos. (koha.mk)