Rreth 70 kompani nga Serbia, janë duke marrur pjesë në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018”, që po organizohet nga Oda e Ekonomike e Kosovës dhe po mbështet nga Qeveria e Kosovës.
Nga kompanitë ndërkombëtare në Kosovë po marrin pjesë më shumë kopmani dhe biznese nga Serbia, ku prej 86 kompanive të huaja, vetëm 70 janë nga Serbia kurse vetëm 1 nga Shqipëria, shkruan gazetametro.net.
Në këtë panair, prodhimet dhe shërbimet e tyre do t’i ekspozojnë 174 kompani të ndryshme, ku 88 prej tyre janë nga Kosova, ndërsa 86 të huaja, ato janë nga sektorë të ndryshëm të prodhimit, përpunimit, bujqësisë, shërbimeve, tregtisë dhe zejtarisë.
Në ceremonin e hapjes solemne të panairit “Prishtina 2018” ka qenë edhe drejtori i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se në këtë panair promovohen vlerat e ndërmarrësisë dhe Integrimit Evropian, ai po shpreson se ky panair do të dal një mesazh për të ndërtuar të ardhmen.
“Agjenda politike vitetve të fundit i ka lënë në hije aktivitetet ekonomike. Sot me praninë e juaj Prishtinën e keni shndërruar në kryeqytet të Ballkanit Perëndimor për aktivitete ekonomike. Promovohen vlerat e ndërmarrësisë dhe Integrimit Evropian, kjo i jep ekonomisë kuptim më ndryshe, por mbi të gjitha mund të sigurojë garancë politike dhe ekonomike, si dhe të ndryshojë percepcionin. Kemi numer të madh të kompanive, nga ndërtimtaria, IT-ja, etj. Dua të besoj që nga ky panair do të dal një mesazh, ndërtojeni ardhmërinë”, tha Gërxhaliu.
Gërxhaliu ka kërkuar sërish që politika të ndahet nga ekonomia./gazetametro.net.