Shkup, 10 nëntor – Panairi i Stambollit që nis këto ditë, është manifestim i vetëm ku veprimtaria librore nga Maqedonia prezantohet më e plotë dhe me më pak “sakrifica” financiare për shtëpitë botuese, por edhe autorët. Prezantimi, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, e cila vitet e fundit këtë destinacion ia ka rezervuar vetëm shqiptarëve, përkatësisht Shoqatës së Botuesve Shqiptarë (SHBSH) do të bëhet me prezantimin e më shumë titujve, së bashku me autorë e botues. Përfaqësuesit nga Maqedonia do të jenë prezent në Panair nga datat 12 – 15 nëntor, ndërsa është parashikuar promovimi i dy libra me temë historike nga autorët Qerim Lita dhe Skënder Hasani, që flasin për shqiptarët e kësaj treve në mes dy luftërave botërore dhe në Luftën e Dytë Botërore. Në Panairin e Stambollit, po ashtu, janë paraparë që të promovohen edhe dokumente të tjera nga Muzeu i Maqedonisë, por edhe e libra nga autorë të tjerë jo shqiptarë. Ky panair ka një kosto më të vogël për Ministrinë e Kulturës, pasi pala turke participon me një pjesë të shpenzimeve, krahasuar me panairet e tjera të Frankfurtit, e të tjera ku investimi për prezantimin e librit dhe promovimin e autorëve, por edhe kulturës maqedonase ka faturë më të shtrenjtë. Stendat e librit shqip nga Maqedonia janë çelur edhe në Panairin e Librit të Tiranës. Me një numër të reduktuar pjesëmarrësish, veprimtaria… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.