Shkup, 25 tetor -Manifestime të panaireve në Maqedoni edhe më tej do të organizohen. Panairi i Shkupit pasi që nga korriku ka pronar të ri, firmën bullgare Kardfinanc, ndërsa prona me të cilën dispononte në Shkup është shitur nga ana e bankave ku është lënë si garanci, do të vazhdojë me aktivitete të panaireve, ndërsa për lokacionin ku do të mbahen do të informojnë në muajt e ardhshëm.
Këtë e kumtoi sot drejtori ekzekutiv i Panairit të Shkupit Dejan Koshutiq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në hapjen e Tehnoma 2017.
“Më e rëndësishme është që Panairi i Shkupit do të vazhdojë me organizimin e aktiviteteve të panaireve. Ne jemi operatori i vetëm i specializuar ekonomik në pjesën e aktiviteteve të panaireve në 60 vitet e kaluara. Vetë hapja e sotme e ‘Tehnoma’-s është dëshmi se për çfarë kompani dhe me çfarë përvojë dhe çfarë hou-kau bëhet fjalë. Me mbështetje të kolegëve dhe miqve tanë nga panairet rajonale dhe nga EJL arritëm ta organizojmë këtë panair. Do të vazhdojmë edhe më tej me aktivitete të panaireve”, deklaroi Koshutiq.
Theksoi se mbajtja e “Tehnoma”-s në Qendrën e kongreseve “Boris Trajkovski” është zgjidhje e përkohshme, ndërsa për atë se ku do të locohen në afat të gjatë do të informojnë me planin afarist për vitin 2018.
Theksoi se në nëntor do të fillojnë përgatitjet për panairet për ndërtimtari dhe mobilje.
I pyetur se çka do të ndërtohet në lokacionin e Panairit të Shkupit në rrugën “Bellasica”, tha se këtë duhet ta tregojë pronari i ri i tokës.
Lidhur me gjendjes e saposhkaktuar në Panairin e Shkupit, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev tha se si Qeveri nuk mund të përzihen në punën e subjekteve private juridike dhe shprehu mbështetje për Panairin e Shkupit në gjetjen e lokacionit për aktivitetet e mëtejshme.
“Në qoftë se nga ne si Qeveri kërkohet të gjejmë lokacion të ri në të cilin kompania dëshiron edhe më tej të merret me manifestime të panaireve dhe të ndërtojë salla të reja të panairit ne me gjithë kapacitetin tonë do të gjejmë mënyrë që këtë ta sigurojmë. Personalisht vlerësoj se kjo është e nevojshme dhe ne do t’i ndihmojmë të gjithë aktivitetet në këtë drejtim”, theksoi zëvendëskryeministri Angjushev.
Panairi i Shkupit është privatizuar në vitin 2001 kur pronar u bë Era grup nga Sllovenia, ndërsa nga 28 korriku i vitit 2017 është në pronësi të Kardfinance nga Sofja.