Shkup, 11 prill – Nga 3 deri më 9 maj 2018 do të mbahet edicioni jubilar i Panairit të Librit, me lokacion në Arenën Vip “Boris Trajkovski”-Shkup, njofton Koha.
Në panair do të marrin pjesë të gjitha shtëpitë botuese nga Maqedonia dhe rajoni. “Me rastin e 30 vjetorit të Panairit të Librit, Panairi i Shkupit për të gjitha grupet e organizuara vizituese të nxënësve do të ofroj hyrje falas” thonë organizatorët të cilët presin vizitueshmëria e panarit të kaloj numrin e rregullt tradicional që arrin 40000 mijë në vit, kumton Ministria e Kulturës.