Resnjë, 28 korrik – Në Panairin e Dytë të Turizmit, sot në plazhin Konket në Slivnicë, do të marrin pjesë agjencitë turistike, OJQ-të, përfaqësues të objekteve akomoduese, artistët, artizanalë dhe prodhues të ushqimit nga Prespa, njofton Koha.mk
Ky manifestim, dy vite me radhë, organizohet nga Shoqata Kundër Diskriminimit “Solidariteti i Grave” me mbështetjen e Komunës së Resnjës dhe është pjesë e programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLoD, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe e zbaton Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Ndër të tjera, audienca do të ketë mundësinë për të parë legjendën e Prespanës, si dhe programin e pasur kulturor dhe artistik me artistët nga Resnja dhe Prespa.
Panairi turistik në Prespë është një mundësi që agjencitë turistike vendase të takohen me përfaqësuesit e agjencive të udhëtimit nga qytete të tjera që do të jenë në gjendje të vizitojnë objektet e akomodimit dhe të jenë të sigurt për cilësinë e shërbimeve dhe bukurive në rajonin e Prespës. (koha.mk)