Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë sot do të organizojë Panair për Punësim në Tetovë. Panairi, siç paralajmërojnë, do të mbahet në Qendrën për kulturë “Ilo Antoki-Smok” në të cilin do të marrin pjesë punëdhënës dhe të papunë nga rrethina e Tetovës. Kjo është pjesë e ciklit të panaireve që Agjencia i realizon në disa qytete më të mëdha nëpër shtet.