Panair për punësim sot do të mbahet në Shtip në organizim të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë. Në panairin e personave të papunë nga Shtipi dhe rrethina, si dhe të interesuarit e tjerë do të mund të njihen me mundësitë që i ofrojnë punëdhënësit dhe me nevojat në tregun e punës. Në kuadër të panairit do të mbahet Forumi për punëdhënës dhe Info takime për të rinj.