Shkup, 6 dhjetor – Në organizim të Qendrës vullnetare Shkup sot u mbajt Panairi i 3-të i OJQ-ve me titull “Qytetari aktive shoqëri më e mirë”, ku po marrin pjesë rreth shtatëdhjetë organizata joqeveritare dhe organizata civile nga disa sfera të jetës shoqërore.
“Qëllimi i panairit është prezantimi i shoqatave civile pra grupeve të tyre targetuese, por edhe rrjetëzimi më i mirë për bashkëpunim më të mirë i cili do të mundësojë realizim më të suksesshëm të qëllimeve të tyre”, tha Nikolla Stankoski, drejtor i Qendrës të vullnetarëve Shkup.
Panairi, thotë ai, duhet ta promovojë qytetarinë aktive dhe vullnetarizmin dhe të mundësojë jetësim të organizatave të cilat punojnë në Shkup.
Informoi se në panair, i cili mbështetet edhe nga Qyteti i Shkupit, janë të pranishëm përfaqësues nga rreth 70 organizata të cilat merren me çështje nga sfera e ekologjisë, të drejtave të njeriut, të drejtave të personave me pengesa, nga organizatat e pensionistëve, nga shoqata humanitare…
Të pranishëm janë edhe shumë të rinj, studentë, nxënës të shkollave të mesme të cilët do të donin të kyçen në ndonjërën prej këtyre organizatave dhe të japin kontributin e vet në veprimin e tyre.