Pamje tronditëse janë zbuluar të fëmijëve të vegjël teksa janë të detyruar të punojnë në linjat hekurudhore në Korenë e Veriut. Është e kuptueshme se fëmijët janë marrë nga shkolla dhe aty ata mund të kalojnë 10 orë çdo ditë, duke goditur me çekan binarët metalike.
Gjithashtu thuhet se në mesin e këtyre fëmijëve ka edhe 5vjeçarë, e kështu ngrihen shumë pyetje në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut në vend. Pamjet e marra nga “Daily Mirror” thuhet se janë regjistruar duke përdorur kamera të fshehta nga informatorët gjatë vitit të kaluar.
Fëmijët janë parë duke punuar në ndërtimin e hekurudhës afër Rimpo Station në provincën Chagang në veri të vendit. Michael Glendinning, i cili punon për organizatën humanitare të Aleancës Evropiane të Drejtave të Njeriut në Korenë e Veriut, tha për “Mirror” se filmimi ishte “befasues” dhe e përshkroi punën e fëmijëve si një nga “abuzimet më të këqija të shtetit të Koresë së Veriut”.
“Miliona fëmijë të Koresë së Veriut janë të detyruar që të punojnë, e në këtë mënyrë u hiqet mundësia për të qenë të lumtur, e për të kaluar një fëmijëri ashtu siç duhet. Puna ndikon në zhvillimin e tyre fizik dhe në shëndetin fizik e mendor”, shtoi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=0cxpqTySh1I