Gjatë protestës së sotme të mbajtur para parlamentit nga banorët e zonës së Astirit të cilës kundërshtojnë prishjen e banesave për shkak të ndërtimit të unazës së Madhe, pati konfrontim mes qytetarëve dhe policisë.
Janë lënduar 6 policë dhe mes tyre një efektive femër.
Zv/ drejtori i policisë dhe efektivët e plagosur u qëlluan me shkopinj dhe sende të forta nga protestuesit e Unazës së Re.
Ndërsa ata janë nisur për mjekim drejt spitalit.
“Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit. `
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”, njoftoi policia.