Pamjet nga Maqedonia që e rrënqethën Gjermaninë (FOTO)

3

Qeni me nofkën Fenix tashmë është nën kujdesin e aktivistëve maqedonas për të drejtat e kafshëve “Ruajtja e rrugëve të Maqedonisë” për 1277 ditë me radhë. Që atëherë ai ka ndryshuar shumë – një fotografi e fundit e dëshmon atë.

Siç raportoi ekipi të premten, kafsha me katër këmbë është zhvilluar jashtëzakonisht mirë që kur u pranua tre vite e gjysmë më parë. Atëbotë, kur qeni erdhi në strehimore, ai e kishte tërhequr shumë vëmendjen, shkruajnë mediat gjermane, informon Shtegu, përcjell KOHA.

Atëbotë, Fenixi ishte jashtëzakonisht i qetë, nuk kishte shumë lesh dhe ishte shumë i sëmurë. Shumë persona patën keqardhje dhe nxituan për të shpëtuar kafshën. Por kur qeni po këndellej mirë, ai u la anësh dhe askush nuk u interesua më për të.

Meqenëse qeni ende vuan nga leishmanioza, një sëmundje që çon në lodhje të madhe dhe ngurrim për të lëvizur, ai duhet të kontrollohet rregullisht. Kujdesi për qenin kushton rreth 25 euro në muaj.

Prandaj, aktivistët për të drejtat e kafshëve kërkojnë nga një ose më shumë sponsorë që për Fenixin ndokush t`i ndërmarr përsipër shpenzimet e tij. (koha.mk)

Comments are closed.