Gjatë turneut “Laver Cup” për meshkuj në tenis, zvicerani Roger Federer është improvizuar si trajner i Novak Djokovic, në ndeshjen që serbi po zhvillonte ndaj afrikano-jugorit Kevin Anderson. Federer ka shkuar pranë Djokovic, shokë skuadre në ekipin e Europës, duke i dhënë disa këshilla e duke biseduar me serbin në lidhje me lojën dhe taktikën që duhet të ndjekë në fushë. Të dy ishin dakord për mënyrën se si Djokovic duhej të luante, duke qenë agresiv në fushë, sidomos me gjuajtjet në fundore. Europa fitoi 13-8 në këtë event që u zhvillua në Chicago (Amerikë).
Coach Roger Federer for Novak Djokovic
Publiée par Federer Family Videos sur Samedi 22 septembre 2018