Historia, zakonet, besa dhe burrëria e shqiptarëve ka tërhequr jo pak herë vëmendjen e studiuesve dhe artistëve të huaj. Edhe në shekullin e XIX dhe në fillim të shekullit XX, piktorët e huaj u pasionuan pas shqiptarëve. Pikërisht këto janë disa nga tablot ku piktorët e huaj përshkruanin jetën e shqiptarëve. Ata tregojnë sesi shqiptarët rreth viteve 1800 ishin burra hijerëndë të lidhur pas zakoneve të tyre. Pikturat tregojnë jetën e shqiptarëve në Shqipëri, Turqi dhe Egjipt të cilët ishin shpërngulur gjatë perandorisë osmane.
9