Para 19 viteve rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni, gjatë viteve 1998-1999.
Sot shënohet 19-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, ku atë kohë nuk gjeten formë tjetër përpos shpërnguljes nga Kosova, shumë kosovar mësyen Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi për të ikur nga tragjedia të cilen po e pësonte nga ushtria serbe në atë kohë Kosova.
Ishin fotografët e Reutersit ku përmes fotove po i tregonin se çfarë po i ndodhte në atë kohë popullit kosovar, ata ilustrojnë tragjeditë njerëzore, natyrore të luftës, në njërën nga fotot shihej se si një nënë ushqente beben e saj deri sa ajo shpërngulej për në Maqedoni, përcjell gazetametro.net.
“Një grua shqiptare ushqen beben e saj derisa ajo së bashku me dy mijë refugjatë tjerë, të zhvendosur nga lufta në Kosovë, janë lejuar që të hyjnë në Maqedoni prej disa male afër Bllacës” shkruan Reuters.
Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi), shkruan gazetametro.net.
Sot, 18-vjet pas eksodit kosovar të vitit 1999, vazhdon të përsëritet edhe një eksod masiv i shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës drejt vendeve të Perëndimit, vetëm se tani jo për shkak të luftës, por për shkak të kushteve ekonomike; mungesës së perspektivës, humbjes së shpresës, pakënaqësisë me funksionimin e shtetit, papunësisë së lartë, duke shpresuar dhe synuar një jetë më të mirë në vendet evropiane.
Dita e Eksodit shënohet me 16 prill në Kukës, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova. /gazetametro.net