Në Britani, çdo javë dy gra vriten çdo javë nga partnerët ose ish-partnerët. Zakonisht këto krime ndodhin pas dyerve të mbyllura, por shpesh miqtë, familja apo fqinjtë nuk reagojnë, pasi e quajnë këtë një çështje private. Fotografja Sara Naomi Lewkowicz, 34-vjeçare nga Nju Jorku, ka dokumentuar jetën e një gruaje, e cila vuan nga dhuna e bashkëshortit. Pamjet janë të vërteta dhe nuk ka asnjë improvizim. Çifti ka dy fëmijë. Por Maggie nuk guxonte të ndahej nga Shane, madje mendonte se ajo e ka fajin për dhunën që ushtronte ai ndaj saj. Një ditë, gjërat shkuan shumë keq dhe në apartamentin e tyre mbërriti policia. Ajo kishte frikë të ngrinte padi. Por pas hezitimit, ajo vendosi të fliste. Shane është dënuar në një burg në Ohajo. Jeta e Maggie ka ndryshuar. Ajo ka njohur një partner të ri dhe ka një fëmijë me të.