Pamje të frikshme – pas tërmetit në Turqi, ndërtesat ‘shpërthejnë’ në flakë

Pas tërmetit që goditi mbrëmjen e sotme Turqinë, pamje të frikshme vijnë nga qyteti Elazig, ndërsa raportohet për 4 viktima deri më tani.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter përveç ndërtesave të shembura, ka shkaktuar dhe zjarre. Siç shihet dhe në videon në fjalë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në këtë qytet.

Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për shpëtimin e njerëzve. Deri më tani raportohet për 84 persona të plagosur.