Ajo që ndodhi mbrëmë në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Barcelonës në ”Anfield” është për skenar filmi, zonja dhe zotërinj. Për ju që nuk e shikuat ndeshjen dhe po e lexoni këtë artikull, është vështirë t’ua përshkruajmë saktësisht në detaje ndodhitë e natës së mbrëmshme, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Për t’i thjeshtëzuar gjërat deri në maksimum, ju themi se Liverpooli ka bërë rikthimin magjik dhe ka kaluar në finale duke mposhtur Barcën me rezultat 4-0, pasi përballjen e parë ”Të Kuqtë” e kishin humbur me rezultat 3-0. Dy gola nga Gini Wijnaldum dhe dy të tjerë nga Divock Origi ia siguruan finalen Liverpoolit. Kjo është krejt çka mund të themi.
Për fund, ju ftojmë t’i shikoni pamjet e mëposhtme nga atmosfera në ”Anfield” pas asaj që ndodhi.
Liverpool players and fans singing ‘You’ll never walk alone’ after tonight’s game..
Goosebumps 😨 pic.twitter.com/RttfaEb5H8
— Footy Accumulators (@FootyAccums) May 7, 2019