Skenë komike dhe momente gazmore në ndeshjen e Ligue 1, Monaco-Amiens. Në minutën e 82-të të takimit, gjyqtari katërt ngriti tabelën që tregonte se numri 14 duhet t’ia linte vendin numrit 22. Në këtë pikë, ish-milanisti Tiemoué Bakayoko përshëndeti dhe duartrokiti publikun, duke shuar në vijën anësore për ndërrimin. Në fakt, e kuptoi me vonesë se nuk mbante veshur fanellën më numër 14 (e ka mbajtur gjithmonë kur luante me Chelsea-n dhe Milanin), por atë me numër 6.
Pasi e kuptoi gabimin, vetëm lojtari shpërtheu me të që qeshura, para se të përshëndeste ish-interistin Keita Balde, njeriu që kishte numrin 16 e që duhej të ulej në stol, për t’i bërë vend shokut të tij Jean-Kévin Augustin. Pamjet u bënë shumë shpejt virale, duke nxitur edhe reagimet lojtarëve të tjerë të Monacos, Cecs Fabregas: “Vetëm Baka mund ta bënte një gjë të tillë. Nuk po ndalem së qeshuri, të dua vëlla!”
Bakayoko u përgjigj me tre “emoji” me lot, e më pas shkroi me humor: “Ma riktheni numrin tim 14, ju lutem!”
Quand tu as porté le numéro 1⃣4⃣ un peu trop longtemps dans ta carrière 😁😅
W/ @TimoeB08 👏 pic.twitter.com/XtJ60SiplG
— AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) December 8, 2019