Bebe Rexha e ka vizituar fillimisht fshatin Bubq pas arritjes së saj në Shqipëri. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, aktualisht ndodhet në Shqipëri, shkruan lajmi.net. Ajo ka ardhur për të ndihmuar familjet në nevojë pas tërmetit që la shumë dëme. Tashmë ka thënë se po fillojnë me rindërimin e shtëpisë së familjes së parë të prekur nga tërmeti e që është familja Musa. Këngëtarja ka hyrë brenda shtëpisë së shkatërruar të tyre dhe është prekur me atë se çfarë ka parë. Në vazhdim ua sjellim një video me pamje nga vizita e saj në Bubq të Shqipërisë, një javë pas tërmetit të fuqishëm që la shumë dëme.