Qendra e re stërvitore e Liverpoolit, që kushtoi 50 milionë funte, do të kompletohet në kohë fillimin e sezonit të ardhshëm 2020/21.
Punimet në qendrën e re stërvitore të Liverpoolit janë ende duke vazhduar dhe pamjet e reja e tregojnë progresin që është bërë në këtë vend dhe se si pritet të duket ky kamp kur të përfundojë plotësisht, në verën e vitit 2020, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Qendra e re 9200 metra katrorësh është e vendosur në Kirkby dhe madhësia e saj ia mundëson Liverpoolit që për herë të parë në histori të klubi të stërvitet edhe ekipi i parë e edhe akademia e klubit në të njëjtin vend.
Progresi në punë gjatë javëve të fundit ka qenë i madh, pasi që tani është përfunduar puna me tulla në pjesën e jashtme dhe kanë filluar punimet në pjesën e brendshme të ndërtesave.