Ishin vite të izolimit. Fqinjët nuk e dinin se kjo grua me një theks të gëzueshëm kolumbian ruante sekrete të dhunës dhe të vdekjeve.
Sekretet, asgjë më pak por të Pablo Emilio Escobar Gaviria, dileri ma i famshëm i drogës në historinë e Amerikës Latine. Tash, Victoria Eugenia Henao, e veja e kreut të kartelit Medellin, i ka thënë të gjitha në një libër të botuar dhe premton një sukses shitjesh.
Libri përbëhet nga 11 kapituj, në të cilat ka akuza nga fakte përkeqësuese që nga dita kur Escobar e përdhunoi atë kur ishte vetëm 14 vjeç e deri tek qëndrimi në Argjentinë dhe përvojat e kaluara në Buenos Aires, duke mbijetu pavarësisht se armiqtë e burrit të saj kishin paguar për me vra atë.
Në libër janë edhe më shumë se 50 fotografi nga jeta e vërtetë e Pablo Eskobar, të bëra publike për herë të parë.