Lojtarët e Real Madridit ishin shumë të lumtur teksa u kthyen në zhveshtoren e tyre në stadiumin King Abdullah Sports City, pas triumfit në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.
Pas 90 minutave dhe kohës shtesë pa gola, Real Madridi e mposhti rivalin e qytetit, Atletico Madridit, me rezultat 4:1 në penallti, në finalen e Superkupës së Spanjës, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Kapiteni Sergio Ramos e shënoi penalltinë fituese, përderisa Zidane arriti ta vazhdojë rekordin e tij të përsosur si trajner i Real Madridit, duke i fituar nëntë trofe nga po aq finale të zhvilluara.
Pas ndeshjes, disa nga lojtarët e Real Madridi i rishikuan gjuajtjet e penalltive, të cilat ia dhanë triumfin skuadrës së tyre.
Real Madrid dressing room celebrations after winning the SC2020 pic.twitter.com/9C19HtEEZB
— M•A•J (@Ultra_Suristic) January 12, 2020