Një spital i braktisur dhe me pamje të frikshme gjendet në Park Ridge, Illinois , në vendlindjen e Hillary Clintonit. Kohë më parë spitali ishte shumë i popullarizuar, mirëpo tash e një dekadë ai është i mbyllur. Këtë javë u bën publike fotografi të reja që tregojnë ndërtesën e frikshme. Fotografitë e këtij spitali janë bërë së fundi nga fotografi Mike Kinsch, i cili ka eksploruar ndërtesën që është mbyllur që 15 vjet. Në këtë spital përveç ish zonjës së parë Clinton ka lindur edhe vrasësi serik, amerikani John Wayne Gacy, i cili ka vrarë mbi 30 adoleshentë. Fotografitë e publikuara tregojnë gjendjen e tmerrshme se si është duket kjo ndërtesë sot. Spitali ka një të kaluar të mirënjohur. Ai u mbyll në vitin 2001 në mes të trazirave financiare, por edhe me dyshimin e një skeme të mashtrimit në kujdesin shëndetësor. Këtu mund të shihni edhe fotografitë e realizuara me datë 23 dhjetor të këtij viti.