Në dy vitet e fundit ka qenë në lidhje me futbollistin Adil Rami, por papritmas ndryshoi gjithçka gjatë mbrëmjes së kaluar. Bëhet fjalë për aktoren hollivudiane, Pamela Anderson, e cila ka pohuar se ishte mashtruar gjatë gjithë romancës me francezin.
Ylli 51-vjeçar ka ndarë një imazh në llogarinë personale në “Instagram” teksa shihet në krah të 33-vjeçarit dhe e akuzon për gënjeshtrat që i kishte thënë gjatë viteve të kaluara së bashku.
“Është e vështirë të pranosh. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Unë kam besuar se ishim në dashuri të madhe? Ai është një sociopat. Ai na gënjeu të gjithëve. Si është e mundur të kontrolloj dy zemra dhe mendje të femrave. Unë kam luftuar gjithmonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Ky është makthi im më i keq. S’jam e lumtur, por e di të vërtetën”, ka shkruar ajo.