Paloka gjuan Ramën me ngjyrë në fytyrë

Deputeti Edi Paloka ka gjuajtur me ngjyrë në fytyrë kryeministrin shqiptar, Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare.

Kryekuvendari, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca e sotme deputetin demokrat pas këtij veprimi, raporton Tch. Kur Paloka nuk pranoi të largohet nga salla, Ruçi vendosi që të ndërpresë seancën.