Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Kosova, kështu thotë zëvendës-ndihmës sekretari amerikan të Shtetit, Methju Palmer në një panel dedikuar Evropës Juglindore në Forumin Ekonomik Delfi, në Greqi.
Palmer, duke folur lidhur me atë se cili në të vërtetë është pozicioni i SHBA-së në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, tha se ekziston një keqkuptim rreth pozicionit amerikan.
“SHBA-ja dëshiron të ndihmojë në atë çfarë palët në dialog dëshirojnë të bëjnë. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse krerët e të dyja palëve e donin atë. Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, dhe Beogradi e Prishtina të pranojnë marrëveshjen. Nuk ka linja të kuqe, por nuk ka as fatura blanko”, tha Palmer.
Palmer tha se Kosova duhet ta heqë ose pezullojë taksën, sepse ajo është pengesë për avancim në bisedime.(koha.mk)