Beograd, 5 nëntor – Zëvendës -ndihmës sekretari shtetëror amerikan dhe përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer siç ka njoftuar Ambasada amerikane në Beograd, sot ka pasur bisedime me “liderët e spektrit më të gjerë të partive politike në Serbi”, duke potencuar rëndësinë e pjesëmarrjes në debatet demokratike.
Siç njoftohet, kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjilas sot në profilin e tij në Tuiter publikoi se Palmerit ia ka dhuruar titujt e ballinave të tabloidëve serb ku fotografitë e tij janë zëvendësuar me ata të Palmerit. Gjilas ka thënë se qëllimi ka qenë “përfundimisht të kuptohet në cilën diktaturë” kanë jetuar qytetarët dhe në çfarë satanizimi janë të nënshtruar liderët e opozitës.
Kryetari i partisë Demokratike (PD) Zoran Lutovac ka deklaruar se në takimin me Palmerin ka folur për nevojën e krijimit të kushteve për zgjedhje të lira dhe fer në Serbi. Ai ka thënë se ia ka përcjellë Palmerit nevojën të përpilohet marrëveshje gjithëpërfshirëse për kushtet zgjedhore, mbi bazë të ekspertëve të pavarur në emër të qytetarëve të cilët protestojnë dhe të cilët mund të avancohen me propozime të Organizatave joqeveritare Cesid, BIRODI, Transparencë dhe CRTA që do të praktikoheshin nëntë muaj para zgjedhjeve.
Lutovac ka thënë se nevojitet të sigurohet mekanizëm për kontroll të zbatimit të asaj që është dakordësuar.
“Qytetarët nuk janë të informuar, ata votojnë nën shantazh dhe presion, ndërsa parregullsitë nuk janë sanksionuar. Që të kemi zgjedhje të lira, nevojitet liri e mediave si dhe kushte qytetarët të deklarohen fshehtas dhe pa presion, por edhe administrata të kontrollojë tërë procesin zgjedhor. Vetëm nëse kemi sukses në këtë, mund të kemi kushte elementare për garë zgjedhore”, ka thënë Lutovac.(koha.mk)