Shkup, 3 korrik – Zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin, Metju Palmer vlerëson se Marrëveshja e Prespës është shembull për rajonin. Ai mes tjerash theksoi se kjo marrëveshje tregoi se sa e rëndësishme është udhëheqja dhe guximi politik.
“Marrëveshja e Prespës është shembull për rajonin. E para, tregoi se sa vlen udhëheqësi dhe guximi politik. Përmes Marrëveshjes së Prespës pamë udhëheqësit në Shkup dhe Athinë. Ata ishin të gatshëm të rrezikonin, të diskutojnë për çështje të rënda për të gjetur kompromis dhe për ta mbrojtur para qytetarëve të tyre”, u shpreh Palmer.