BE-ja ka bërë gabim historik dhe ka dërguar mesazh të keq për të gjithë rajonin me moshapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porositi sot në Beograd zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-së dhe i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer.
“SHBA do që Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë evropiane dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi ta bindin BE-në ta ndryshojë qëndrimin para takimit të liderëve evropianë në Zagreb”, deklaroi Palmer në konferencën e sotme të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.