Pallmer të hënën në Shkup
Shkup, 18 tetor-Zëvendës ndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane i SHBA, Mejtu Pallmer, të hënë vjen për vizitë në Maqedoni. Sic njoftojnë nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup, Pallmer do ta vizitoj Maqedonin me 22 tetor të këtij viti, dhe i njëjti do të zhvilloi biseda për mbështetjen që SHBA-të i japin “Marrëveshjes së Prespës”.
“Agjenda e tij po ashtu do të përfshi mbështetjen për vazhdimin e reformave që i ka filluar kjo qeveri. Njëkohësisht takim do të realizoj me përfaqësuesit e qeverisë, partitë politikë, mes tyre kryministrin Zoran Zaev dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov”, thonë nga Ambasada e SHBA-ve.