Strugë, 4 shtator – Edhe pse u spekulua shumë se për herë të parë drejtor i Pallatit të Kulturës në Strugë do vij një kuadër shqiptar duket se kjo e gjitha ishte një lojë e cila në fund përfundoi me drejtorë maqedonas. ”Strugalajm.com” mëson se posti i drejtues i këtij institucioni do i takojë Nikolina Velkoska-Gligoroska propozim që vjen nga LSDM-ja. Aktualisht Velkoska-Gligorska është këshilltare në Këshillin Komunal të Strugës. Përveç këtij institucioni së fundi është emëruar edhe drejtor i Muzeut të Strugës, Denis Sefidanoski propozim i Besës. Ndërkohë për drejtor të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë është emëruar Teodorçe Tasevski.(Strugalajm.com)