Presidenti i luksit me një pallat 30 herë më të madh se Shtëpia e Bardhë është Rexhep Taip Ergodan. Pasuria e pallatit presidencial të Erdoganit kap vlerën 500 milionë dollarë dhe ndërtimi i tij përfundoi në vitin 2014. Pallati me vendndodhje është jashtë Ankarasë dhe përbëhet nga 1100 dhoma, ku 250 prej tyre janë për përdorimi vetëm nga Erdogan dhe askush tjetër. Pallati gjigant është i zbukuruar me një dysheme mermeri të gjelbër dhe hektarë të tërë me qilim të kuq. Me madhësinë 30 herë më të madhe se Shtëpia e Bardhë, Pallati i Erdogan është më i madhi i ndërtuar në 100 vjet. Së fundmi në të është zhvilluar një ceremoni madhështore me 16 luftëtarë që qëndrojnë krah Erdogan dhe përfaqësojnë 16 perandoritë në historinë e Turqisë.