Drejtuesit e Kristall Palallas ndodhen në Itali për Eder, sipas raporteve të ndryshme, kështu që Interi ka rritur interesin për Daniel Starrixh të Liverpulit. Zikaltrit janë duke operuar nën rregullat strikte të “Fair Play Financiar”, kështu që nuk mund të bëjnë blerje përfundimtare në janar. Tani “Sky Italia” raporton se Pallas ndodhet në Itali për të arritur një marrëveshje për Eder, me drejtorin Dougie Freedman të përfshirë. Marrëveshja do të ishte rreth 10 milionë euro, por nuk është e qartë nëse është një blerje apo një huazim me të obligim blerje. Trajneri Roj Hodgjson ka kaluar dy periudha tek Interi, dhe mbetet një personazh i njohur në “San Siro”. Nëse lojtari i përfaqësueses italiane shkon në “Selhurst Park”, “Sky” raporton se Interi do të hidhet në sulm për Starrixh. Sulmuesi anglez nuk është pjesë e planeve të Klopp, dhe mund të mbërrijë në formë huazimi.