“E dua flokun tim dhe nuk dua ta hedh. Edhe kur i pres flokët apo kur i lajë, i ruaj të gjitha qimet që biejnë. Kështu kam bërë gjithmonë”, ka thënë Ezzeya Daraghmeh.
Palestinezja Ezzeya Daraghmeh, në shtëpinë e saj brenda jastëkëve i ruan flokët e saja gati që 7 dekada.
Flokun ka filluar ta ruaj që kur ka pasur 15 vjeç. Ajo ka mbushur asketët me flokët e saja edhe atë me shumë ngjyra, të zeza, kafe dhe të bardha.
“Zoti është i madh… të gjitha këto flokë janë nga një kokë, nga e imja”, me krenari të plotë ua tha gazetarëve të Reuters.