Një bletar palestinez, nga jugu i Rripit të Gazës, i trajton njerëzit bletë. Ai quhet Rateb Samour, i cili nuk është mjek, e as kurrë nuk ka punuar në spital, raporton gazeta Metro. Aftësinë për ti trajtuar njerëzit me bletë, për efekte shërimi, ai e a mësuar nga babai i tij, tashmë i ndjerë.
Në baza ditore, bletarin Samour e vizitojnë rreth 250 pacientë me probleme të ndryshme shëndetësore. Ata ai i trajton duke përdorur pickimet e bletëve, të cilat sipas mjekësisë, vlerësohet se kanë efekt të ngjashëm me vaksinat, që ngrisin sistemin imunitar te njeriu.