Gaza, 8 nëntor – Drejtori i Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) për Gazën, Mamadou Sow, ka bërë thirrje për zgjerimin e sipërfaqes së peshkimit që u është caktuar peshkatarëve, raporton Anadolu Agency (AA). Në deklaratën që Sow ka dhënë pas lundrimit 14-orësh në shoqërimin e peshkatarëve të Gazës, ka thënë se peshkimi në zonat e kufizuara të lejuara nga Izraeli rrezikon jetën detare. Soë ka tërhequr vëmendjen se peshkatarët nga Gaza janë të detyruar të peshkojnë peshq të vegjël për shkak të kufizimit të sipërfaqes së peshkimit nga Izraeli.
“Vendosa të lundroj në det së bashku me peshkatarët nga Gaza. Konstatova se si peshkonin dhe ndjeva të hidhurat që i përjetonin. Fatkeqësisht, nuk mund të peshkojnë peshq të tjerë përveç peshqve të vegjël, e kjo nuk mjafton”, tha Sow. Më tej, ai ka shtuar se “është i nevojshëm zgjerimi i sipërfaqes së peshkimit dhe në këtë mënyrë peshkatarëve palestinezë t’u njihet mundësia për të kapur peshq më të mëdhenj. Konsumi i këtillë i peshqve në zona të siguruara rrezikon jetën detare”.