Presidenti palestinez Mahmud Abas insiston për ndërprerje të zgjerimit të aktivitetit të ardhacakëve izraelitë në territoret e okupuara dhe deklaroi se është i përkushtuar në zgjidhjen me dy shtete, pasi presidenti amerikan Donald Tramp përmendi se mund të pranojë mënyra alternative të rregullimit të konfliktit izraelito-palestinez, transmetuan mediat britanike.
“Udhëheqësia palestineze e tërheq përkushtimin e saj në zgjidhjen me dy shtete dhe të të drejtës ndërkombëtare dhe legjitimitetin ndërkombëtar në mënyrën që do të sigurojë ndërprerje të okupimit izraelit dhe krijim të shtetit palestinez me kryeqytet Jerusalemi Lindor”, kumtoi zyra e Abazit.
Presidenti palestinez deklaroi se pajtohet me thirrjen e Trampit ndaj Izraelit për përmbajtje nga aktiviteti i ardhacakëve të Bregut të okupuar perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor. Në kumtesë theksohet se palestinezët e konfirmojnë “gatishmërinë e tyre që të punojnë me Qeverinë e Trampit për arritje të paqes”.