Johan Cruyff dhe Tele Santana bënë një pakt duke vendosur dorën e djathtë mbi njëri-tjetrin më 13 dhetor të vitti 1992, nëse lojtarët e Sao Paulo ose Barcelona-s nuk do të arrinin të luanin nën imazhin e futbollit të bukur që predikohej si një fe, ata do t’i zëvendësonin menjëherë. “Kemi një ujdi,” tha Cruyff, teksa Santana kishte pyetur arbitrin nëse do të merrte pjesë dhe ai kishte pranuar.
Skena ka ndodhur në një hotel të Tokios, dy ditë përpara finales së Kupës Ndërkombëtare midis Barcelona-s së Cruyff dhe Sao Paolo-s së Santana-s, ku Loustau do të ishte arbitri i ndeshjes. Loustau ka zbuluar se ishte një privilegj për të të shihte dy trajnerët të bisedonin si shokë dy ditë përpara ndeshjes dhe se si pakti u finalizua pas shumë orëve diskutim. “Ata ishin të bindur se të humbisje teksa luaje mirë nuk ishte një dështim dhe në një ndeshje të vërtetë, duke respektuar filozofitë e tyre, atëherë nuk ka fitues apo humbës,” shpjegon ai.
Loustau 25 vite më parë konsiderohej si arbitri i dytë më i mirë në botë dhe arbitroi në Kupën e Botës që u zhvillua në Italia në 1990. “Në karrierën time 40-vjeçare asnjëherë nuk jam prekur aq shumë sa në atë rast kur mora pjesë në bisedën e Tele dhe Cruyff,” vijon Loustau. “Atë natë nuk fjeta për shkak të lodhjes së udhëtimit nga Argjentina në Japoni. Shkova poshtë në hollin e hotelit ku më pa Tele i cili më ftoi në tavolinën e tij duke më prezantuar me Cruyff.
“Ata flisnin për futbollin sikur të ishte i shenjtë. Ata thoshin se simulimet dhe vonesat e lojës ishin të gabuara. “Cruyff dhe Santana donin të fitonin, por jo me çdo kusht, duke përdorur hile. Ata flisnin për skema taktike me një pasion të madh. “Ata donin të fitonin nëpërmjet aftësisë së tyre. Duke parë ndeshjen, mendoj se mesazhi ishte kuptuar edhe nga lojtarët e tyre.”